Qeveria e Kosovës ka shpallur Organizatën e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si organizatë terroriste në territorin e vendit.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar Burim Ramadani, i cili e ka vlerësuar si hap të duhur.
Ai theksoi se vendime të tilla kontribuojnë në forcimin e sigurisë kombëtare, duke shtuar se qasja strategjike dhe veprimet praktike janë thelbësore për mbrojtjen e vendit.




