Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dënimit të tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademaj.
Ajo ka thënë se vendimi me burgim të përjetshëm është lehtësim për familjen dhe shoqërinë, duke theksuar se raste të tilla të dhunës ndaj grave nuk duhet të ndodhin.
Bajrami ka shtuar se dënimi duhet të shërbejë si paralajmërim i qartë se kryerësit e krimeve të rënda do të përballen me drejtësinë.




