Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po tenton të qeverisë vendin në formë të ushtruesit të detyrës.
Ai, në hollin e Kuvendit të Kosovës, tha se një mënyrë e tillë e qeverisjes, sipas tij, nënkupton shmangie të përgjegjësisë institucionale dhe mungesë të mbikëqyrjes parlamentare dhe ndërkombëtare.
Behrami shtoi se një situatë e tillë, sipas tij, i mundëson pushtetit të funksionojë pa presion nga institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e qeverisjes, duke pretenduar se ajo është e përqendruar te pushteti ekzekutiv dhe jo te llogaridhënia institucionale.




