Mbledhja e Komisionit për Buxhet nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit. Kryesuesi Enver Haliti bëri të ditur se mbledhja mbetet e hapur, duke përmendur edhe zhvillimin e seancës plenare.
Në takim morën pjesë vetëm anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa përfaqësuesit e partive të tjera munguan.
Në rend dite ishin të parapara disa projektligje me ndikim financiar, përfshirë ato për banimin social, shërbimet e pagesave, sigurimin shëndetësor dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.




