Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me bisedimet për zgjedhjen e Presidentit, duke i cilësuar ofertat e tij ndaj opozitës si mashtrime dhe kalkulime elektorale.
Ai tha se çështja e Presidentit është mbyllur nga vetë Kurti për shkak të qasjes së tij, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për oferta serioze, por për taktizime politike deri në zgjedhje.
Haradinaj paralajmëroi se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme mund të mbahen rreth 7 qershorit, sipas afateve kushtetuese.
Po ashtu, ai bëri të ditur se kandidati i AAK-së për kryeministër do të jetë Ardian Gjini dhe se vetë do të jetë pjesë e listës zgjedhore, duke theksuar se partia do të garojë e vetme në zgjedhje.




