Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët.
Ministria përkatëse ka bërë të ditur se pesë angazhime kombëtare për periudhën 2026–2028 janë pranuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duke u bazuar në legjislacionin ekzistues për mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve.
Fushat kryesore përfshijnë parandalimin e ndarjes së fëmijëve nga familja, forcimin e shërbimeve familjare dhe komunitare, zgjerimin e kujdesit alternativ, dixhitalizimin e të dhënave dhe rritjen e kapaciteteve profesionale.
Ky proces, i mbështetur edhe nga UNICEF në Kosovë, synon forcimin e politikave për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve.




