Një vinç është rrëzuar në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Doktoresha e Emergjencës në kryeqytet, Dafina Basholli, ka bërë të ditur se i lënduari është në gjendje stabile dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente.
Sipas saj, pacienti po merr trajtim në repartin e reanimacionit dhe gjendja e tij po monitorohet nga mjekët./EO/




