Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINTI) ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 21 prill 2026. Sipas vendimit të datës 5 prill 2026, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.68 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.41 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është vendosur në 0.88 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në një vendim të radhës nga autoritetet përkatëse.




