Në lagjen nr. 5 të Kukësit, mëngjesin e së martës, një veturë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht, ndërsa dy automjete të tjera kanë pësuar dëmtime të pjesshme.
Sipas policisë, zjarri ka përfshirë një automjet tip “Benz” në pronësi të një shtetasi nga Kukësi, ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të incidentit./Sinjali/




