Jeton Ramadani, djali i heroit të Kosovës Agim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deputetit Fatos Geci pas deklaratave të tij për Hashim Thaçin.
Në një postim në Facebook, Ramadani e ka quajtur Gecin “analfabet” dhe ka kritikuar ashpër deklaratat e tij, duke i cilësuar si mungesë dinjiteti dhe nxitje përçarjeje.
Reagimi ka nxitur debat publik në lidhje me deklaratat politike të ditëve të fundit në vend.




