Kryeministri i Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadori i Luksemburgu në Kosovë, Eric Dietz, kanë marrë pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.
Investimi prej 1.5 milionë euro ka modernizuar hapësirat dhe pajisjet, me synim rritjen e kapaciteteve të trajtimit deri në 8,000 ndërhyrje në vit, nga rreth 4,000 sa ishin më parë.
Ministri Vitia ka bërë të ditur se investimet në këtë klinikë do të vazhdojnë edhe në fazat e ardhshme, ndërsa zyrtarët kanë theksuar rëndësinë e përmirësimit të shërbimeve për pacientët me sëmundje kardiovaskulare./EO/




