Kryeministri i Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadorin e Luksemburgu në Kosovë, Eric Dietz, kanë marrë pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.
Investimi prej 1.5 milionë euro ka modernizuar hapësirat dhe pajisjet, me synim rritjen e kapaciteteve të trajtimit deri në 8,000 ndërhyrje në vit, nga rreth 4,000 sa ishin më parë.
Zyrtarët theksuan se përmirësimi i kushteve do të ndikojë në diagnostikim dhe trajtim më efikas të sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët dhe stafin mjekësor./EO/




