Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut ka zhvilluar ligjërata me nxënës të shkollave fillore në kuadër të planit “Siguria në shkolla”.
Ligjëratat janë fokusuar në vetëdijesimin e nxënësve për rregullat bazë të trafikut rrugor, me theks të veçantë në sigurinë e këmbësorëve.
Përmes aktiviteteve teorike dhe praktike, synohet që nxënësit të pajisen me njohuri të nevojshme për sjellje të sigurt në trafik, ndërsa policia ka bërë të ditur se këto aktivitete do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit shkollor.






