Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në një trajnim për ndihmë emergjente mjekësore, i organizuar nga ushtarët e KFOR-it në Mitrovicën e Veriut.
Trajnimi është fokusuar në teknikat bazë për shpëtimin e jetës, përfshirë menaxhimin e rrugëve ajrore dhe transportimin e të lënduarve, me qëllim rritjen e gatishmërisë për reagim në situata kritike.
Sipas njoftimit, aktivitete të tilla synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave ndërkombëtare dhe institucioneve vendore, si dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale në shërbim të sigurisë së qytetarëve.




