Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga shtëpia, duke ndarë emocionet dhe planet e saj të para.
Ajo tha se ndihet shumë mirë pas fitores dhe është gati për të festuar me miqtë, duke përmendur edhe disa nga lidhjet që ka ruajtur nga loja.
Selin u shpreh se do të marrë kohë për t’u përshtatur me jetën jashtë spektaklit, ndërsa ka falënderuar publikun për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit të saj.




