Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se rreziku për shtetin vjen edhe nga përpjekjet për të ndikuar në institucionet kushtetuese dhe të pavarura.
Ai theksoi se këto institucione duhet të mbrohen nga kapja politike dhe ndikimi partiak, duke shtuar se kjo është një nga detyrat e tij kryesore në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit.




