Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë mund të shndërrohen në një garë mes kryeministrit Albin Kurti dhe ish-presidentes Vjosa Osmani.
Në emisionin “Rubikon”, ai tha se Osmani mund të udhëheqë listën e LDK-së për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku për kryeministër.
Sipas tij, mungesa e vullnetit politik për zgjedhjen e presidentit po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.




