Komisioni për Ekonomi ka miratuar me shtatë vota për dhe një abstenim projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme për integrimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e qasjes në tregjet evropiane.
Ajo theksoi se marrëveshja përfshin liberalizimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, si dhe rritje të shkëmbimeve tregtare me vendet anëtare të EFTA-s, me trend pozitiv të eksporteve nga Kosova./EO/




