Mjalti dhe Aloe Vera prej shekujsh përdoren në mjekësinë popullore dhe konsiderohen si kombinim natyral me vlera ushqyese dhe shëndetësore, shpesh i quajtur edhe “eliksiri i jetës”.
Ky kombinim thuhet se ndihmon në forcimin e organizmit, rritjen e energjisë dhe përmirësimin e imunitetit, veçanërisht te personat që ndihen të lodhur ose janë të prirur ndaj ftohjeve.
Lëngu i përgatitur nga Aloe Vera dhe mjalti përmban pak kalori dhe konsiderohet alternativë më e lehtë krahasuar me lëngjet e tjera, si dhe përmban vitamina, përfshirë vitaminën C dhe antioksidantë.
Sipas përshkrimeve tradicionale, Aloe Vera mund të ndihmojë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak dhe në përmirësimin e funksioneve të organizmit.
Përgatitja zakonisht bëhet duke përzier xhel të Aloe Verës me mjaltë në sasi të barabarta.




