Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është distancuar nga gjuha e përdorur nga deputeti Fatos Geci në Kuvend.
Ajo tha se deklaratat e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ndaj deputetes Vlora Çitaku janë qëndrime individuale dhe nuk përfaqësojnë subjektin politik.
Nagavci theksoi se Vetëvendosje dënon gjuhën seksiste dhe se angazhohet që një gjuhë e tillë të mos përdoret në hapësirën publike./EO/




