Një punëtor rreth 30-vjeç ka humbur jetën gjatë punës në një objekt në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.
Sipas informacioneve fillestare, viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi (kati 4-5), pasi është goditur nga një kran që dyshohet se është lëvizur nga pakujdesia.
Ekipi emergjent ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka bërë të ditur se një person është duke u intervistuar si i dyshuar.
Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim.




