Sportisti nga Shqipëria, Haki Doku, po merr pjesë në kualifikimet e U.S. Adaptive Open Championship, një garë e organizuar nga Federata Amerikane e Golfit (USGA) për sportistët me aftësi të kufizuara.
Doku po garon në përfaqësim të klubit të tij “Milano”, duke u bërë pjesë e një prej garave më të rëndësishme ndërkombëtare në këtë disiplinë sportive.
Në këtë aktivitet, ai shoqërohet nga Fatmir Buqani, lojtar nga Kosova, i cili po e mbështet në rolin e caddy-t gjatë garës, duke qenë pranë tij në këtë përvojë sportive.




