Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij.
Në një reagim në Facebook, Hamza ka theksuar se kjo është ditëlindja e gjashtë që Thaçi e kalon larg Kosovës, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi që ka zgjatur shumë.
Ai ka shtuar se mungesa e Thaçit ndihet në vend, por ka vlerësuar qëndrueshmërinë dhe besimin e tij.
“Kosova të pret. Ne të presim. Urime ditëlindjen, President”, ka shkruar Hamza.




