Avokati i familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, Arianit Koci, ka deklaruar se vendimi i gjykatës për rastin “Banjska” përbën vetëm “gjysmë drejtësi”, derisa theksoi se drejtësia do të përmbushej vetëm me sjelljen para gjykatës të organizatorëve të sulmit.
Ai u shpreh i kënaqur me vendimin, duke thënë se të akuzuarve u janë garantuar të gjitha të drejtat procedurale dhe se dënimi i shqiptuar përfaqëson një hap të rëndësishëm për drejtësinë, ndonëse nuk e zëvendëson humbjen e jetës së Bunjakut.
Koci shtoi se përgjegjësit kryesorë mbeten të paarritshëm për drejtësinë dhe se rasti duhet të vazhdojë deri në identifikimin dhe gjykimin e organizatorëve të sulmit.
Ai theksoi se do ta analizojë vendimin para se të vendosë për hapat e mëtejshëm ligjorë./EO/




