Komisioni për Buxhet ka miratuar në parim plotësim-ndryshimin e ligjit për buxhetin e vitit 2026, me gjashtë vota për dhe pa kundërshtime.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ndryshimet lidhen me krijimin e hapësirës fiskale për një pako mbështetëse ndaj qytetarëve për përballje me inflacionin. Sipas tij, kjo mundësohet nga rritja e të hyrave tatimore dhe dividentëve, duke krijuar dhjetëra milionë euro shtesë në buxhet.
Nga opozita pati kritika se rishikimi është i kufizuar dhe se fondet po orientohen kryesisht në subvencione, ndërsa u ngritën dyshime për motive elektorale. Qeveria i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se masat janë në përgjigje të kërkesave për mbështetje ndaj qytetarëve.




