Kuvendi i Kosovës ka miratuar komisionin që do të merret me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Sipas vendimit, komisioni do të ketë për detyrë zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve për bordin e RTK-së, i cili do të përbëhet nga tetë anëtarë.