Kuvendi i Kosovës e ka nisur seancën plenare të sotme me një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Klinës, Ismet Rraci, i vrarë 25 vite më parë.
Kërkesa është bërë nga shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila kërkoi nderim për figurën e tij.
Pas kësaj, seanca ka vazhduar me rendin e ditës, i cili përfshin pyetje parlamentare, projektligje për ratifikim të marrëveshjeve me BE-në, si dhe zgjedhjen e anëtarëve në disa institucione dhe borde të pavarura.




