Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se do të tërhiqet nga politika pas përfundimit të mandatit të tij të dytë në vitin 2027.
Ai theksoi se, pas largimit nga Pallati Elysee, nuk planifikon të vazhdojë angazhimin në jetën politike, duke rikujtuar se përfshirja e tij në politikë nisi relativisht vonë, pak para kandidimit për president.
Macron foli gjithashtu për sfidat gjatë qeverisjes së tij, duke nënvizuar nevojën për të balancuar reformat e reja me ruajtjen e arritjeve ekzistuese gjatë udhëheqjes së vendit.




