Sipas kreut të UNDP-së, Alexandre de Croix, mbi 30 milionë njerëz mund të bien sërish në varfëri si pasojë e luftës në Iran dhe ndikimit të saj në zinxhirët e furnizimit.
Ai ka paralajmëruar se mungesat e karburantit dhe plehrave po dëmtojnë prodhimin bujqësor dhe pritet të përkeqësojnë sigurinë ushqimore në muajt e ardhshëm.
De Croix tha se kriza ka shkaktuar edhe rritje të çmimeve globale dhe humbje ekonomike, ndërsa situata po rëndon edhe punën e organizatave humanitare në zonat e krizës.




