Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka deklaruar se nuk pret ndonjë ndryshim në momentet e fundit sa i përket zgjedhjes së presidentit.
Ai theksoi se nuk ka komunikim të ri mes palëve dhe se qëndrimet politike mbeten të njëjta, duke shtuar se pritjet për zgjedhjen e presidentit brenda afateve kushtetuese nuk janë realizuar.
Sipas tij, në mungesë të një zgjidhjeje, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.




