Magnezi është një mineral i rëndësishëm për shëndetin e trupit, pasi ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, mbështet sistemin imunitar, shëndetin e muskujve dhe cilësinë e gjumit.
Ekspertët theksojnë se mungesa e tij e rëndë është e rrallë, por një dietë e varfër mund të rrisë rrezikun për probleme si sëmundjet e zemrës dhe tensioni i lartë.
Sipas tyre, për shumicën e njerëzve nuk është e nevojshme përdorimi i suplementeve, por fokusimi në ushqime të pasura me magnez.
Burime të mira të magnezit përfshijnë farat e kungullit, quinoa me perime dhe qiqra, fasulet e zeza, tofu me perime si dhe avokadon në kombinim me ushqime të tjera të shëndetshme.
Dietologët rekomandojnë rritjen e konsumit të ushqimeve bimore si mënyra më e thjeshtë dhe natyrale për të plotësuar nevojat ditore për magnez dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.




