Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka reaguar pas ofertës së kryeministrit Albin Kurti drejtuar opozitës për propozimin e tre kandidatëve për president.
Bahtiri ka thënë se oferta është e sinqertë dhe njerëzore, duke shtuar se tashmë është në dorën e PDK-së dhe LDK-së nëse vendi shkon në zgjedhje apo jo.
Ai u ka bërë thirrje partive opozitare që të propozojnë kandidatë dhe të shmangin, siç tha ai, krizën institucionale, duke theksuar se VV-ja do ta mbështeste çdo zgjidhje të përbashkët.




