Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas mosmiratimit të Buxhetit 2026 në Kuvend, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur numrat e nevojshëm për ta kaluar vetë.
Sipas saj, buxheti kalon me shumicë të thjeshtë dhe LVV me 66 deputetë nuk ka pasur nevojë për opozitën. Bajrami shtoi se asnjë parti opozitare nuk e ka penguar qeverinë dhe se problemet, sipas saj, lidhen me qasjen e Vetëvendosjes.




