Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në Termocentralin “Kosova A” është shënuar një ndërprerje e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave.
Sipas KEK-ut, problemi ka ndodhur si pasojë e një ndërprerjeje në qarkun elektrik të kompresorëve të ajrit, duke shkaktuar ndaljen automatike të sistemit të elektrofiltrave.
Ekipet teknike janë duke punuar për identifikimin dhe sanimin e defektit, me qëllim rikthimin e funksionimit normal të sistemit.
Gjithashtu, po ndërmerren masa për të mbrojtur pajisjet e tjera dhe për të shmangur rreziqe të mundshme në stabilitetin e sistemit.




