FIFA ka miratuar disa ndryshime të reja në rregullat e lojës për Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Rregullat synojnë të rrisin ritmin e lojës dhe të ulin vonesat. Ndër to përfshihen kufizimi i kohës për zëvendësime në 10 sekonda, rivëniet anësore brenda 5 sekondave dhe detyrimi që lojtarët të dalin 1 minutë pas trajtimit mjekësor.
Po ashtu, vetëm kapiteni do të lejohet të komunikojë me gjyqtarin, ndërsa VAR do të ketë më shumë kompetenca, përfshirë rishikimin e kartonëve të dytë të verdhë dhe disa vendimeve në lojë.
FIFA thotë se ndryshimet do ta bëjnë futbollin më dinamik dhe më të drejtë.




