Legjenda e Real Madridit, Fernando Hierro, ka nxitur spekulime për të ardhmen e Mohamed Salah, duke thënë se egjiptiani do të ishte përforcim i madh për klubin madrilen.
Salah pritet të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në “Anfield”, por ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen.
Hierro e ka vlerësuar lart sulmuesin, duke thënë se ai është lojtar i jashtëzakonshëm dhe me ndikim të madh në çdo skuadër ku luan, duke shtuar se “çdo klub në botë do ta dëshironte”.
E ardhmja e Salah mbetet e paqartë, ndërsa si destinacione të mundshme për të janë përmendur edhe Arabia Saudite dhe MLS.




