Ish-deputeti Fatmir Humolli ka vlerësuar se oferta e Albin Kurtit për bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në është dashur të bëhej që në fillim pas zgjedhjeve. Ai theksoi se qeveria duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të respektojë edhe votuesit e opozitës.
Humolli shtoi se, për shkak të situatës aktuale politike, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje për të sqaruar vullnetin e qytetarëve.




