Istogu është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll për femra, pasi ka mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 28:26 në gjysmëfinale.
Ndeshja u zhvillua të shtunën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Istogu e vendosi takimin në favor të vet pas një serie prej 7:0 në pjesën e parë, duke krijuar epërsi 15:7. Në pjesën e dytë, Shqiponja tentoi rikthimin dhe u afrua në rezultat, por nuk arriti ta përmbysë ndeshjen.
Te Istogu u dallua Destinee Benie me 11 gola, ndërsa Farida Mabrouk shënoi gjashtë. Për Shqiponjën, më efikasja ishte Nathalia Fontana me shtatë gola, ndërsa Ana Carolini Gonçalves realizoi gjashtë.
Istogu është edhe fitues në fuqi i këtij kompeticioni. Finalja e Kupës së Kosovës në hendboll për femra zhvillohet të dielën nga ora 17:15.




