Modelja e njohur Adriana Lima ka folur për të ardhmen e vajzave të saj, duke thënë se i mbështet plotësisht nëse vendosin të ndjekin karrierë në botën e modës apo spektaklit.
Ajo është shprehur se vajzat e saj, Valentina dhe Sienna, kanë interes për aktrim dhe modelim, por vendimi përfundimtar i takon atyre.
Lima theksoi se i njeh mirë sfidat e industrisë dhe ndihet e qetë nëse ato zgjedhin këtë rrugë, duke shtuar se do t’i mbështesë edhe nëse vendosin të ndjekin një drejtim tjetër në jetë.




