Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar zhvillimet e fundit politike lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit, duke i cilësuar si përpjekje për zhvendosje të përgjegjësisë dhe jo zgjidhje të krizës.
Sipas tij, propozimi i fundit vjen shumë vonë dhe në kushte kur afatet kushtetuese po përfundojnë, duke e bërë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje reale.
Muharremi ka akuzuar se situata po përdoret për qëllime politike dhe se vendi po shtyhet drejt zgjedhjeve të reja, në vend të një kompromisi institucional.




