Prishtina dhe Gjilani kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar, të zhvilluar të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë në mesfushë dhe pak raste për gol, duke përfunduar pa ndryshim rezultati.
Në pjesën e dytë, Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 61-të me gol nga penalltia të Senad Jarović, pas një rishikimi me VAR dhe kartonit të kuq për mbrojtësin e Prishtinës, Christopher Mamengi.
Prishtina reagoi menjëherë, duke barazuar rezultatin me golin e Arjol Bllacës në aksionin pasues.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati më gola, ndërsa të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë. Prishtina mbetet e treta me 45 pikë, ndërsa Gjilani e katërta me 44 pikë.




