Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka deklaruar se presidenti i vendit duhet të luajë rol unifikues mes qeverisë, opozitës dhe shoqërisë.
Duke komentuar propozimin e Lumir Abdixhiku për një mandat të dytë të Vjosa Osmani, ai tha se kjo kandidaturë nuk arrin të bashkojë spektrin politik, madje as vetë opozitën apo Lidhja Demokratike e Kosovës.
Zaimi shtoi se një president duhet të përfaqësojë unitetin dhe jo të thellojë ndarjet politike.




