Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës Shqipërinë, ku në Lezhë janë vrarë dy persona pas një sulmi me armë zjarri ndaj një automjeti.
Sipas të dhënave paraprake, makina është qëlluar me mbi 30 plumba, ndërsa dyshohet se viktimat janë një burrë dhe një grua. Rrethanat dhe motivi i ngjarjes ende nuk dihen.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Drejtori i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka thënë se është ngritur grupi hetimor dhe po punohet intensivisht për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e dinamikës së atentatit.




