Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë në Boston, ku është pritur nga autoritetet vendore dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.
Gjatë takimeve me zyrtarë të Massachusetts dhe kryetarë bashkish, u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ndërsa kryetari i Worcester-it i dorëzoi Presidentit Çelësin e Qytetit.
Begaj vizitoi gjithashtu institucione dhe qendra të komunitetit shqiptar, ku u prit nga qindra bashkatdhetarë.
Ai theksoi rolin historik të Bostonit dhe të diasporës shqiptare në ndërtimin e shtetit dhe orientimit perëndimor të Shqipërisë, duke e cilësuar komunitetin shqiptar në SHBA si një histori suksesi dhe pjesë të rëndësishme të vendit.




