Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit me armë gjatë një aktiviteti presidencial të Donald Trump në Washington, D.C..
Përmes një postimi në rrjetin “X”, Rama e ka dënuar ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si goditje ndaj lirisë dhe demokracisë. Ai gjithashtu është shprehur i lehtësuar që Trump dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe pa lëndime.
Rama theksoi se akte të tilla cenojnë mënyrën demokratike të jetesës dhe duhet të dënohen pa ekuivok.




