Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se opozita mban përgjegjësinë e plotë nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
Ai ka akuzuar partitë opozitare për mungesë gatishmërie për gjetjen e një zgjidhjeje, duke theksuar se VV është e interesuar për të shmangur zgjedhjet dhe për të zgjedhur presidentin.
Ndërkohë, LDK ka deklaruar se mund të propozojë Vjosa Osmanin për presidente nëse sigurohen 66 vota për zgjedhjen e saj.




