Sot bëhen 27 vjet nga Masakra e Mejës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 civilë shqiptarë në rrethinën e Gjakovë.
Forcat serbe rrethuan zonën e Rekës së Keqe dhe Lugut të Carragojës, duke ndaluar dhe ndarë burrat dhe djemtë nga familjet e tyre, të cilët më pas u ekzekutuan në mënyrë të organizuar.
Masakra konsiderohet ndër më të mëdhatë gjatë luftës në Kosova. Edhe pas më shumë se dy dekadash, një pjesë e trupave të viktimave ende nuk janë gjetur, ndërsa familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve.




