Skuadra e Bashkimi është shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për vajza, pasi në finalen e tretë të “play-off”-it mposhti ekipin SHB Pressing me rezultat 56:76.
Finalja u zhvillua në Prizren, ndërsa kupën e kampionit e ndau Komesari i Garave për Kategoritë e Reja në Federata e Basketbollit e Kosovës, Xhelal Mumini.




