Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se ka pasur komunikim indirekt me ish-presidenten Vjosa Osmani lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Ai tha se qëllimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë shmangia e zgjedhjeve dhe arritja e një zgjidhjeje konsensuale.
“Së bashku kemi ofruar edhe kandidaturën e Ramush Haradinajt për president dhe kemi thënë se nëse do të vinte një emër konsensual, ne do të tërhiqeshim dhe do ta përkrahim atë”, u shpreh Haradinaj.
Ai shtoi se një qëndrim i ngjashëm ka qenë edhe për një përfaqësues nga familja Jashari, duke theksuar se një kandidaturë e tillë do të ndryshonte dinamikën politike dhe do të siguronte mbështetje për kuorumin dhe votimin.




