Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet çështja e zgjedhjes së presidentit.
Ai tha se një praktikë e tillë nuk ekziston në asnjë parlament në botë dhe e cilësoi si të pazakontë dhe pa precedent.
“Sinqerisht, duket qesharake të thirret seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar përzgjedhjen e presidentit. Një gjë e tillë nuk njihet në historinë parlamentare, as në rajon e as më gjerë. Është absurde ajo që ka ndodhur,” u shpreh Haradinaj.
Ai shtoi gjithashtu se një pjesë e deputetëve, veçanërisht nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, shfaqin mungesë motivimi dhe zhgënjim në këtë proces politik.




